Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë.

Takimi vjen në kuadër të protestës që nis në orën 18:00, ndërsa drejtuesit politikë kanë qenë shumë aktivë me takime në zonat e tyre përkatëse ditët e fundit.

Gazetari Osman Stafa, raporton se dy janë skenarët në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme. Fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria.

Më pas ata mund të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore.

Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.