Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në parlamentin e Shqipërisë.

Nënkryetari i Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Plarent Ndreca tha se Ina Zhupa dhe Albana Vokshi po bëjnë propagandën e PD në Komision.

Ndërsa, Zhupa tha se koha e maxhorancës ka përfunduar. Vokshi paralajmëroi Ndrecën se do e përjashtojë nga salla.

Ina Zhupa: Shëndetësia sot është në ditën më të zezë.

Plarent Ndreca: Keni ardhur për mbledhje apo konferencë për shtyp. Nëse keni ardhur për mbledhje, lëvizni. A nuk iu mjaftuan 4 orë mbrëmë?

Ina Zhupa: Iu ka mbaruar durimi, siç iu ka mbaruar koha. Harrojeni se mund të krijoni neo-diktaturë. Mbylle mikrofonin, se nuk ta ka dhënë lejen kryetarja.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkuvendishqiperise%2Fvideos%2F372906842454399%2F&show_text=false&width=560&t=0

Albana Vokshi: Unë jam kryetarja këtu.

Plarent Ndreca: Mos e ktheni në mbledhje të PD-së këtu.

Albana Vokshi: Ty të duket normale që të përjashtohen 24 deputetë dhe të hyjnë në Kuvend me dhunë. Do të përjashtoj z Ndreca.

Plarent Ndreca: Puna e Gardës nuk është puna ime.

(Balkanweb)