Bebe Rexha ka thënë se nuk beson se marrëdhënia mes Rita Orës dhe Dua Lipës do të rregullohet ndonjëherë.
Këngëtarja 31-vjeçare ka pohuar se është përpjekur të jetë gjithmonë “ajo që nxit paqen” dhe t’i bashkojë vajzat, por përpjekjet e saj kanë dështuar, raporton “The Sun”.
Ajo shtoi se do të dëshironte vërtetë të realizonte një bashkëpunim me dy artistet shqiptare, por nuk beso se kjo do të ndodhë ndonjëherë.
“Unë e kam provuar me të vërtet. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht mes atyre të dyjave apo cila është drama. Jam përpjekur gjithnjë për të bërë paqe dhe t’i bëj vajzat bashkë”,- u shpreh Bebe.
Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.
“Është e çuditshme, sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe ndonjëherë mund të bëhemi vërtet konkurrente të njëra-tjetrës. Nuk po flas për veten, Duan, Ritën dhe Avan, por po flas për femrat në përgjithësi”,- tha Rexha.
Bebe tha se i njeh të dyja individualisht dhe se janë të mrekullueshme dhe se do të dëshironte të punonte me to një ditë.
“Është për të ardhur keq, sepse ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua ka treguar se sa shumë e admironte Ritën dhe se sa shumë dëshironte që në të ardhmen të bëhej si ajo.
Por tani gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancohet. Rita mundohet të mos përballet me Duan, sepse e urren dramën”,- tha një burim.