Organizata “Aerospace Corporation” bën të ditur se raketa hapësinore kineze “Long March 5B” do të rrëzohet në mënyrë të pakontrolluar në tokë më herët sesa ishte menduar.
Qëndra amerikane për kërkime bëri të ditur se rënia e copave të raketës do të bëhet mes orëve të fundit të kësaj të shtune dhe orëve të para të ditës së dielë.
Sa I përket aspektit gjeografik, kjo qëndër kërkimesh bëri të ditur se fragmented e raketes mund të bien në pjesë të ndryshme të Europës, sidomos në Itali, Shqipeëri, Kosove dhe Maqedoni, në të gjithë territorin e Azisë, Australi, pjesa lindor e Afrikës, zonën e Oqeanit Indian, në gati gjysmën e hapësirës së Oqeanit Paqësor apo edhe në pjesën veriperendimore te Amerikes Veriore, ku përfshiën SHBA, Kanadaja dhe Alaska.
Raketa hapësinore “Long March 5B” u ngrit në 29 prill nga Kina, mirëpo doli jashtë orbitës dhe kthimi I saj po bëhet I pakontrolluar.