Tragjedi në familjen shqiptare në Itali!
Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria. Ata janë identifikuar si Lulëzim dhe Eleonora Toci.
Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet.
Ka qenë motra e viktimës e cila ka njoftuar policinë, ndërsa raportohet se pas krimit, 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e kunatës dhe i tha ta shoqëronte në spital. Por ajo ka komonikuar me nipin, i cili i ka thënë se “babai ka vrarë mamin”, e më pas ka njoftuar policinë.
Top Channel