Pas një shkëputjeje prej disa muajsh, kryeministri Edi Rama ka planifikuar nisjen e tureve të takimeve me diasporën.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turit të diasporës, që nisi pak muaj më parë.
Takimi me diasporën në Nju Jork do të mbahet me 26 tetor. Aktiviteti do te zhvillohet në “Gotham Hall” në orën 11:00.
Turi i takimeve me diasporën nisi në maj me shqiptarët në Greqi dhe më pas me shqiptarët e Italisë.
Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Top Channel