Tirana ka marrë tre pikë me shumë vlera kundër Kastriotit, falë një goli të Hoxhallarit që shkaktoi edhe shumë tension për shkak se në ato momente një prej futbollistëve të krutanëve ishte i shtrirë në tokë. Nuk munguan përplasje në fushë mes lojtarëve, ndërkohë që në fushë u futën edhe drejtuesit.

Pranë tunelit u regjistruan pamje të pakëndshme, ndërsa Kastrioti edhe u tërhoq nga fusha për disa minuta. Pasi situata u qetësua futbollistët u kthyen, por deri në fund nuk pati më gol. Kastrioti deri në momentin që pësoi po luante mirë, ndërkohë që te Tirana pretenduan edhe për një penallti.

Me këto tre pikë bardheblutë mbajnë gjallë shpresat për kupat e Europës, kurse krutanët nga ana tjetër shpresojnë që rivalët të ngecin dhe të paktën diferenca me to të mbetet e njëjtë.

Klasifikimi

LAÇI NGJITET I TRETI – Kurbinasit kanë triumfuar në Fier kundër Apoloninë, falë një goli të shënuar në fillimin e pjesës së dytë me anë të Emiljano Mustës. Laçi kishte shënuar me ide të qarta dhe e komandoi lojën, por Harizaj ishte në gatishmëri në shumicën e rasteve.

Apolonia nga ana tjetër priste momentin e saj dhe në nëj moment mund të shënonte me Yeboah, i cili goditi traversën në rastin më të mirë. Në një moment u bë protagonist edhe Sherri, me një top të dhuruar për Gjatën.

Lacci me fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e epërsisë, ndërkohë që Harmon dhe Lushkja iua afruan edhe të dytit. Sulmet e bardhezinjve nuk u konkretizuan me gol, por gjithsesi as nuk pësuan, çka bëri që të merrnin tre pikët që i ngjitin në vendin e tretë. /abcnews.al

TIRANA-KASTRIOTI 1-0
Shënues: Hoxhallari 78′
TIRANA (3-4-3):
 Bekaj; Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari; Toshevski, Batha, Toli, Ismajlgeci; Torassa, Seferi, Halili (Danso 53′). Trajner: Orges Shehi.
KASTRIOTI (4-1-4-1): Hidi; Deliaj, Zhivanaj, Çela, Rami, Hussein, Rezi, Okebugwu, Moraes, Bardhi, Devid. Trajner: Ramadan Ndreu.

APOLONIA-LAÇI 0-1
Shënues: 
Musta 48′
APOLONIA (3-5-2):
 Harizaj; Agyare, Sota, Repaj; Zoga (Haxhiu 54′), Smaçi, Shanaj (Levendi 54′), Yeboah; Mihana, Gjata, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.
LAÇI (3-5-2): Sherri; Malota, Ignjatovic, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Zulfiu (Arbër Deliu 66′), Musta; Harmon, Mazrekaj (Xhixha 62′). Trajner: Shpëtim Duro.

MOMENTE TENSIONI

https://streamable.com/o/8fvzuz#?secret=PpiVzSAapZ

78′ Vjen goli i parë në “Selman Stërmasi”. Erjon Hoxhallari realizon një eurogol me kokë. Tension dhe përplasje në fushë. Një lojtar i miqve ishte i rrëzuar në fushë, ekipi krutan proteson për mungesë të “fair-play” dhe është tërhequr nga fusha.48′ Emiljano Musta ka realizuar kundër Apolonisë, duke kaluar Laçin avantazh. Mbrojtësi përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe nuk fali.

ABC