Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-it, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni.

38-vjeçari do të bëjë paraqitjen e tij të fundit për Spanjën në finalet e Kupës Davis të nëntorit në Malaga.

Në një video-mesazh të enjten, Nadal tha:

“Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Unë nuk mendoj se kam qenë në gjendje të luaj pa kufizime“, tha ai.

Top Channel