Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.
12 fakte mbi shegën:
- Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë
- Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe
- Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.
- Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.
- Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka
- Shega është e mbushur me antioksidantë
- Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.
- Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.
- Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet
- Shega redukton rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj
- Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.
- Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.