Kancelari gjerman Olaf Scholz priti sot në Kancelarinë Federale kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet i pranishëm në këtë takim, ka ndarë foto teksa ndodhet pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz.https://www.instagram.com/p/DBGWHM3uUbv/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv&rp=%2F2024%2F10%2F14%2Fscholz-priti-lideret-e-ballkanit-perendimor-rama-ndan-foton-krah-kancelarit-gjerman%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2079%2C%22ls%22%3A335%2C%22le%22%3A1716.5%7D
Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.
Top Channel