Një burrë i cili mbante një pushkë gjahu dhe një pistoletë u arrestua pranë tubimit të Donald Trump në Coachella, Kaliforni. 

49-vjeçari i identifikuar si Vem Miller besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump. Ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.

Burri u pa nga policia lokale dhe jo nga siguria e Trump, në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit, ndërsa  ish-Presidenti amerikan ende nuk kishte dalë në skenë. Ai u lirua me kusht dhe do të dalë në gjykatë më 2 Janar 2025.

“Miller u arrestua. Incidenti nuk ndikoi në sigurinë e ish-presidentit Trump ose të pjesëmarrësve të ngjarjes”, tha Sherifi i Qarkut Riverside. Shërbimi Sekret i SHBA deklaroi se Trump nuk ishte në rrezik.  Incidenti vjen vetëm disa javë pasi autoritetet në fund të Shtatorit akuzuan një burrë për tentativë për të vrarë Trump në fushën e tij të golfit në Florida.

Prokurorët kanë akuzuar Ryan Routh se kishte për qëllim të vriste ish-Presidentin teksa ai luante golf në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach më 15 Shtator.

Klan News