Pas skenarit të përsëritur nga opozita më përplasje dhe tensione në Kuvend, është mbyllur seanca e sotme plenare ku në fund u miratua raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprimtarinë e vitit 2023.
Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë Violanda Theodhori nuk është miratuar për shkak se nuk u arrit shumica e kërkuar.
E njëjta gjë edhe për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Erion Fejzulla.
Por në bazë të nenit 147, pika 8 e Kushtetutës dhe neni 35 pika 16 të ligjit për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën e 2/3 as në raundin e tretë, kandidatë e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. v
Top Channel