Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij për mediat u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend sot bëhet vetëm nga juntat.

Noka: Sot regjimi arriti kulmin duke kërcënuar nën tytën e armës deputetët. Vetëm juntat e diktaturat fusin në Kuvend polici dhe forca të armatosura. Institucionet mbrohen nga garda, por kur stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja, narko-banditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka. Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës.

(BalkanWeb)