Një incident është regjistruar në takimin që drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla ka zhvilluar së fundmi me komunitetin shqiptar në Vjenë të Austrisë.

Një nga të pranishmet në takim i kërkoi Ballës që të japë llogari për pyetjet e bëra nga qytetarët, teksa akuzoi atë dhe qeverinë Rama për situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Pas këtij momenti, persona të paidentifikuar kanë tentuar që ta largojnë me forcë qytetaren. Pamjet janë shpërndarë nga kreu i PD-së, Sali Berisha në rrjetet sociale, i cili shkruan: “Një përshëndetje të përzemërt qytetarit guximtar që i a plasi në fytyrë në Vienë, narko-ministrit Balla-Bego-Yaris”.

DEBATI

Qytetarja: Zoti ministër. Ju duhet ta dini se ministër do të thotë shërbyes. Ju vini e na thoni se kush duhet të flasë dhe kush jo.

Balla: Bëj 5 minuta pushim.

Qytetarja: Ju duhet të jepni përgjigje për pyetjet që kanë njerëzit. Nuk kam faj unë që njerëzit janë kaq të zemëruar me ju, me qeverinë tuaj, me lidershipin tuaj komunist.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F3402874123350926%2F&show_text=false&width=310&t=0