Gjatë një tubimi në Pensilvani, Trump tha se mendonte se të gjithë kandidatët presidencialë duhet t’i nënshtroheshin një testi njohës, duke insistuar gjithashtu në aftësinë e tij mendore për postin.
Duke iu referuar Kamala Harris, ai tha: “Unë nuk kam asnjë problem me njohjen e personave, ajo mund ta ketë problem këtë.
Unë në fakt bëj thirrje për një test kognitiv për të gjithë njerëzit që duan të kandidojnë për president. Jo në bazë të moshës. Unë nuk jam 80 vjeç dhe nuk jam aq afër të 80-ave. Në rastin Biden, ai është 81 ose 82 vjeç dhe kjo është në rregull”.
Trump vazhdoi: “Ne kemi pasur disa nga liderët më të mëdhenj në historinë botërore që kanë qenë në të 80-at e tyre. Unë kam bërë teste kognitive dy herë dhe i kam kaluar të dyja.”
Fushata e Harris ka hedhur vazhdimisht dyshime mbi shëndetin kognitiv të Trump dhe e ka kritikuar atë për refuzimin e publikimit të të dhënave të tij mjekësore.
Top Channel