Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike, raporton në radhët e opozitës Top Channel.

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës  nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri, raporton Top Channel.

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Reneë Europe”.

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë”, ishte shqetësimi i shprehur nga demokratët në këtë takim.

Disa nga deputetët qe ndodhen ne Strasburg sot:

  1. Edmond Spaho
  2. Gazment Bardhi
  3. Lefter Gështenja
  4. Helidon Bushati
  5. Ramadan Likaj
  6. Flamur Hoxha
  7. Flamur Noka
  8. Edi Paloka
  9. Agron Gjekmarkaj
  10. Jorida Tabaku
  11. Albana Vokshi
  12. Oerd Bylykbashi
  13. Asllan Dogjani
  14. Isuf Çela
  15. Dhurata Çupi
  16. Elda Hoti
  17. Qani Xhafa
  18. Lindita Metaliaj
  19. Xhelal Mziu
  20. Kasem Mahmutaj
  21. Kastriot Piroli
  22. Ilda Dhori
  23. Bledion Nallbati
  24. ⁠Saimir Korreshi
  25. Petrit Doda
  26. ⁠Zheni Gjergji

Top Channel