Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka deklaruar se të dielën u qëllua me armë në automjetin e tij, mes tensioneve politike brenda fraksioneve të partisë socialiste në pushtet.

Sipas mediave të huaja, Morales dhe ish-ministri i tij i ekonomisë dhe presidenti aktual, Luis Arce, janë përfshirë në një luftë për pushtet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë të fundit, Morales tha se dy automjete “e zunë pritë në rrugë” dhe qëlluan mbi makinën e tij, duke pretenduar se një plumb kaloi pak “centimetra” larg nga koka e tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fboliviamerecemas%2Fvideos%2F1484584842090229%2F&show_text=false&width=269&t=0

“Unë nuk e di nëse ata ishin ushtarë apo policë”, citohet të ketë thënë Morales. Ndërkohë, Morales, presidenti i parë indigjen i Bolivisë, postoi një video në mediat sociale të marrë nga brenda makinës së tij në lëvizje.

Videoja e tregon atë të ulur në ulësen e pasagjerit dhe zbulon të paktën dy plumba në xhamin e përparmë. Shoferi duket se ka mbetur i plagosur, ndonëse ende po drejtonte mjetin.

Top Channel