Ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri si pjesë e strategjisë së saj të mosbindjes civile. Gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje për “BalkanWeb” nga skenari i përgatitur nga opozita si dhe ndarjen e deputetëve demokratë nga Veriu në Jug.

Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

“Këto pika janë segmenti sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”, raportoi gazetari Stafa.

Ai tha se deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë sipas porosisë së kryetarit të partisë.

Afati i bllokimit po kështu mësohet të jetë 3 orë, nga ora 17:00-20:00. “Është dërguar njoftimi dhe në polici. Janë pikat kyçe të lëvizjes në Shqipëri që sjellin dhe bllokim të qarkullimit. Mbetet për t’u parë nëse policia do të marrë masa”, tha Stafa.