Vidhet një supermarket në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e maketit. Mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 mln lekësh.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.

(BalkanWeb)