Një burrë në Beograd të Serbisë ka plagosur me armë gruan e tij dhe djalin.
62-vjeçari shtiu mbi gruan e tij 49-vjeçare dhe të birin 22, brenda shtëpisë së tyre.
Policia e arrestoi sapo mbërriti në vendngjarje, ndërsa dy personat ndodhen në spital.
Në YouTube është publikuar videoja e arrestimit të sulmuesit i veshur me disa rroba të bardha.
Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë, ndërsa autoritetet serbe të sigurisë thanë se po hetojnë rastin.
Top Channel