Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe një grua e cila nfdodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e Flutura Bashës, viktimës, foli ekskluzivisht në emisionin “me Zemër të ahapur” në Neës24 të autores dhe moderatorës Evis Ahmeti

“Shkoftë e drejta në vend. Zoti është i madh. Nuk dua të flas më shumë sepse mbase bëj gabim. Nesër do të jem pjesë e protestës.
Ishte e dhimbshme që mbesa i nisi karafilat nga Belgjika “Çojani nënës”, tha mbesa. Flutura ma ka këputur njërin krah tani që iku”, tha ajo.