Qytetarët që nuk paguajnë në kohë detyrimet për administrimin në pallate do të gjobiten. Ligji i ri i hedhur per konsultim publik, ndryshon rrënjësisht ligjin aktual dhe synon forcimin e rregullave për administrimin e ndërtesave të përbashkëta.

“I kemi paguar, është detyrim. Nëse duam të shkojmë në Europë vetëm kështu mund ta bëjmë duke respektuar rregulla.”

“Ne e kemi me kontratë me ndërtuesin, i kemi paguar për 3 vjet.”

Xhemi Peca, administrator i disa pallateve në Tiranë thotë se shpesh has edhe kundërshtinë e banorëve për të mos i paguar detyrimet.

“Kjo ka qene pjesa me e veshtire e nje administratori sepse duke mos qene u mbeshtëtur me ligj eshte detyruar te sillet në mënyrë lutese. Nuk kemi arritur qe te krijojme një fond rezerve.”

Për ministrin e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ligji i ri për administrimin e pallateve synon të zgjidhë çështjet e bashkëpronësisë, pasi ligji aktual nuk ka funksionuar plotësisht, ndërsa problemet e banorëve kanë qenë të vazhdueshme.

“Ligji i ri rregullon shumë nga keto aspekte, duke filluar nga roli i bashkise, qe futet si risi koncepti i mbajtjes se nje libri, ku cdo bashki do te mbaje nje liber me objektet e bashkepronesise.”

Roli i administratorit të pallateve pritet të formalizohet.

“Administratori i ri do të marrë një nr Nipti dhe te leshoje fatura për banoret, që janë formale, fiskale. Kjo do te rrise mundesine e mbledhjes se ketyre faturave.”

Ndërsa adminsitratorët do të lëshojnë fatura me shpenzimet për banorët, ligji i ri përckaton qartë edhe se çfarë ndodh me debitorët.

“Në qoftë se këto fatura nuk paguhen për një periudhe 3 mujore ato kalojne automatikisht ne tituj ekzekutive që mund të ekzekutohen nëpermjet proceseve gjyqësore. Nese nuk mblidhen për 6 nuaj krijohet barra hipotekore, qe personi i ka një detyrim pallatit që duhet të shlyhet para se prona të nderrojë rol.”

Tarifa që banorët janë të detyruar të paguajnë do të përcatohet nga asambleja e bashkëpronësisë, që përbëhet nga ndërtuesi dhe pronarët e apartamenteve. Nëse nuk arrihet dakordësia, kjo tarifë përcaktohet nga bashkia e qytetit. Pagesat e banorëve do të mblidhen në një fond rezervë.

“Në një periudhë të caktuar, çdo pesë vjet, sipas rregullores duhet mirembajtur fasada, shkalla banodet kane fondin rezervë për të bërë riparimet.”

Ligji i ri parashikon edhe krijimin e një këshilli në bashki për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes banorëve të pallatit./abcnews.al