Kreu i PD, Sali Berisha komenton mesazhin e Ambasadës Amerikane, e dhënë dy ditë më parë nga E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn.

Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën.
5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën.
Duhet të më pyesni për të ardhmen. Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush. Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën”, tha Berisha në oborrin e Kuvendit për mediat.

Van Horn tha se  SHBA nuk angazhohet me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.

Kujtojmë se ish kryeministri Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë më 19 maj të vitit 2021.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një mesazhi në Twitter në atë kohë.

Top Channel