Tre autobusë të parkuar pranë Uzinës së Autotraktorëve janë përfshirë nga zjarri gjatë natës.

Policia thotë se zjarri ka rënë rreth orës 00:35 në parkingun e një firme private, për shkak të një defekti elektrik.

Fillimisht zjarri ka rënë në një autobus linje, e më pas është shpërndarë duke djegur edhe dy autobusët pranë.

“Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.“-njofton policia.

Top Channel