Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorët në Njësinë Administrative Papër, në kuadër të projektit Buxhetim me Pjesmarrje.
Në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, u diskutuan gjatë problemet dhe nevojat e komunitetit të tyre .
Llatja përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” është shprehur për gjendjen e vështirë që vendi po kalon dhe se puna pavarsisht të gjithave ka vazhduar me intesitet.
” Pavarësisht vitit të vështirë që kalojmë Bashkia Elbasan vazhdoi punën me ndërhyrjet në infrastrukturë, shtimin e hapsirave të gjelbra dhe përmirësimin e shërbimeve publike”, shkruan Llatja.