Ne pëlqejmë shumë të bëjmë shaka sa herë që Facebook “vjedh” një shërbim nga platforma të ndryshme, mirëpo kësaj here ky shërbim bazohet në një ide mjaft të mirë.
Facebook ka filluar të testojë një shërbim të ri që do t’i kujtojë përdoruesve që duhet ta lexojnë një artikull para se ta shpërndajnë në faqjen e tyre, njësoj si Twitter-i. Në fakt ky lajm u bë i ditur përmes adresës Facebook Newsroom në Twitter, si një shenjë mirënjohje.
Nëse ju provoni të shpërndani një artikull në Facebook që ju nuk e keni hapur, ju do të kujtoheni nga aplikacioni se ju duhet ta lexoni atë. Megjithatë ju mund ta shpërndani atë normalisht, pasi aplikacioni nuk mund ta dijë nëse ju e keni lexuar këtë artikull në një vend tjetër. Pra, njerëzit mund të vazhdojnë të publikojnë një lajm dhe pse nuk e kanë lexuar atë më parë.
Kur Twitter e provoi fillimisht këtë shërbim, u zbulua se njerëzit klikuan në artikull rreth 40% më shumë se më parë, kur ky reminder nuk shfaqej. Kjo nuk do të thotë se do të ketë të njejtin impakt dhe në Facebook, por mund të ndihmojë disi.