Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas raportimeve Prendi e ka paraqitur dorëheqjen e tij ditën e djeshme pranë Këshillit të Ministrave.

Shkaqet e sakta të lënies së detyrës nga ana e tij nuk dihen, ndërsa dyshohet se shkak janë bërë përplasjet me kryebashkiakun, Pjerin Ndreu pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas, në lidhje me amnistine fiskale per tarifat vendore.

Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022, ndërsa ish-ushtaraku e ka mbajtur të njëjtën detyrë edhe më parë për rreth 2 vite.