Një aksident është shënuar mbrëmjen e së premtes në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku një fadromë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një trajler.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 60 vjeçar i trajlerit. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e fadromës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.”, njofton policia./abcnews.al