Një person ka ndërruar jetë rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës” në Tiranë pasi kabina elektrike është përfshirë nga flakët.
Dyshohet se viktima po flinte aty në momentin që kabina ka marrë flakë.
“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij”, sipas policisë.