48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti.

Siç shihet edhe nga pamjet policia ndodhet në zonën ku ka ndodhur krimi. Sipas policisë, Visha dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ndërkohë nga informacionet paraprake u bë e ditur se vrasja ka ndodhur momentin kur 48-vjeçari do të shkonte në punë. Vrasja ka ndodhur në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.