Në vazhdim të operacionit policor të koduar “Escort,” i zhvilluar dy javë më parë, është arrestuar një shtetase turke për shfrytëzim prostitucioni.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi.
Hetimet tregojnë se G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar më parë), rekrutonin shtetase të huaja nga Turqia dhe Azerbajxhani për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion përmes një faqeje online.
Përveç arrestimit, janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për dy shtetase të tjera turke, të dyshuara për ushtrim prostitucioni.