Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga kjo e martë kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre që tani.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Ndërkohë, çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm sërish edhe pse përballë do të jetë një kundërshtar modest si Andorra. Ato variojnë nga 2 mijë lekë deri në 30 mijë lekë.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë. (A2