Detaje te reja janë zbardhur sa i takon plagosjes së Gentian Krasniqit mbrëmjen e djeshme në një lokal në rrugën e Dibrës.
Sipas burimeve pranë komisariatit numër 3, autori dhe i plagosuri kanë qenë së bashku në një tavolinë nën shoqërinë edhe të kamarieres së lokalit.
Pas disa orësh që kanë konsumuar alkol së bashku kanë nisur të konfliktohen për shkaqe banale.
Prezente e konfliktit ka qenë dhe kamarjerja, autori i dyshuar është fyer me fjalë nga i plagosuri dhe më pas konflikti ka agravuar në përleshje fizike.
Fillimisht Krasniqi e ka goditut me një shishe birre në kokë shokun e tij dhe ky i fundit ka nxjerr një mjet prerës biçak dhe e ka qëlluar në bark.
Më tej është lajmëruar policia e cila kur ka shkuar në vendngjarje autori ishte larguar.
Pas verifikimi të kamerave të sigurisë, ka identifikuar autorin dhe pas disa orësj kërkime e ka arrestuar.
I plagosuri ka bërë rezistencë pasi fillimisht nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, por nuk është tentuar të rimerret në pyetje për shkak edhe të gjendjes shëndetësore pasi ende është rëndë.
Me ndihmën edhe të deklaratës së kamarieres por edhe të kamerave të sigurisë policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorin./abcnews.al