Një mjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme tek Unaza e Madhe, në dalje të Paskuqanit.
Në pamje shihet se mjeti është shkrumbuar thuajse i gjithi, ndërsa flakët vijojnë ende.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i cili ka sjellë shpërthimin e makinës në flakë.
