Ka përfunduar takimi në selinë blu mes Tedi Blushit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë demokratike Flamur Noka.

Ndërsa dilte nga takimi, Blushi u shpreh për mediat se është e rëndësishme që të bëhet çdo përpjekje e nevojshme në mënyrë që të rrëzohet narkoshteti që është momentalisht në pushtet

Më parë, gazetari Osman Stafa raportoi se në fokus të takimit do të ishin zgjedhjet e 11 majit dhe protesta kombëtare që do të zhvillohet më 8 shkurt përpara Kryeministrisë.