Një tjetër tërmet, me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka rënë ditën e sotme në Greqi.

Sipas mediave greke, tërmeti që është ndjerë edhe në Athinë e Atikë, ka ndodhur 20 kilometra në jug jugperëndim të Arkesinit.

Tërmeti vjen në valën e një serie tërmtesh që kanë përfshirë rajonin, ku epiqendra ka qenë ishulli i Santorinit, i cili gjatë këtyre ditëve ka shënuar shumë lëkundje.

Ndërkohë kanë nisur largimet masive nga Santorini të njerëzve nga frika e tërmeteve, të cilët kanë ‘mbërthyer’ ishullin gjatë ditëve të fundit.

Burime për A2 CNN kanë siguruar fotografitë gjatë natës së kaluar, teksa dhjetëra makina presin në radhë për t’u larguar nga ishulli.

Po ashtu, sipas informacioneve bëhet e ditur se nga ishulli nisen 3 tragete në ditë me kapacitet të plotë.

Kujtojmë se në ishull bie çdo 10 minuta nga një tërmet nga 4 deri në 5 ballë. Nga ishulli kanë ikur deri tani 10 tragete, mes tyre dhe një numer i lartë shqiptarësh, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)