Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është përballur me një moment pasigurie teksa udhëtonte drejt Vojvodinës me automjetin zyrtar, pasi goma e prapme e makinës tip “Audi” ka shpërthyer papritur.

Pas incidentit Vuçiç doli nga makina dhe u transferua në një automjet tjetër për të vazhduar rrugëtimin. Gjatë një takimi në Kikinda, ai konfirmoi se kishte ndodhur shpërthimi i gomës gjatë udhëtimit.Pas vizitës në Melenci, isha duke udhëtuar në rrugën për në Mokrin para takimit të madh në Kikinda dhe makina ime pati një problem me gomën. Nëse ka ndodhur një shpërthim i gomës, kjo do të hetohet nga autoritetet. Arrita në Mokrin dhe vazhdova udhëtimin me një automjet tjetër”, tha Vuçiç pas incidentit.

Sakaq, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka nisur një hetim lidhur me rastin.