Një episode aspak i zakonshëm ka ndodhur më këshillin Bashkiak të Elbasanit ku me kërkesë të kryetari të bashkisë Gledian Llatja është kërkuar një mbledhje jashtë rradhë me propozim miratimin e një pikë.
E çuditshmë dhe që ka shkaktuar reagim tek këshilltarët e tjerë është forma me të cilën është zgjedhur të bëhet mbledhja. Anatërve të këshillit bashkiak i është kërkuar që të votojnë për një projekt i cili kap vlerë miliona lekë përmes chatit në Whats’up që këshilli bashkiak ka si formë komunikimi , zakonishtë për të njoftuar për aktivitete apo takime.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit ka kërkuar me urgjencë mbledhjen e këshillit bashkiak në chat-in e Whats upit për të miratuar vetëm një pikë që lidhet me eficencën e energjisë së gjelbër.
Bëhet fjalë për propozimin e kryetarit te bashkise Elbasan Gledian Llatja për të investuar 600.000 euro për llampa eficente dhe panele fotovoltaike në 20 ndertesa në lagjen Vullnetari në vitin 2024. E lexuat mire, projekti i miratuar më datë 10 shkurt 2025 nga këshilltarët e mazhorancë, fillon në shtator të vitit 2024 dhe përfundon në Gusht të 2026.
Ky propozim si rrallëherë i firmosur nga vetë kryetari i bashkisë është “miratuar “ nga këshilltarët socialist. Ajo që ka “alarmuar” këshilltarët është fakti se ky votimi i pretenduar i ligjshëm nga ana e kryetarit të Këshillit Bashkiak nuk fakton vërtetësine e votës së këshilltarëve dhe mbi të gjitha shkel rregulloren e këshillit bashkiak pasi mbledhjet në rrjetet sociale si grupet e Whats’upit nuk janë ligjore pasi shmangin transparencën me publikun.
Këshilltarët e tjerë u shprehën se ky projekt cënon të drejtat e qytetarëve pasi iu preket prona private. Gjithashtu fakti se projekti fillon në shtator të 2024 është një tjetër pikë që konsiderohet shkëlje ligjore.
Ky projekt si plan aktivitetesh do të përfshijë ekspertizë nga planifikues, inxhinierë,ekspert të energjisë,analistë financiarëe , ekspertë social, ekspert ligjorë, ekspert ndërtimi e shumë ekspertë të tjerë por që çudia është se pas gjithë këtyre ekspertëve bashkia do të punësoj edhe 20 të rinj vullnetarë që do të bëjnë “fushatën në terren” duke shkuar tke këto banesa për tju marrë të dhënat qytetarëve e për të bërë foto të objekteve.
Natyrshëm lind pyetja!
Si do tja bëj bashkia e Elbasanit për ta filluar këtë projekt në vitin 2024 ?
Pasi jemi 11 shkurt 2025 dhe antarët e këshillit bashkiak të PS duke mos marrë parasysh asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore votojnë pro në grupin e Whats upit ne date 10 shkurt 2025.
Kur rregullojra e këshillit bashkia e pëcakton qartë se mbledhjet jashtë radhe mbahen në datën, vendin dhe kohën e caktuar nga Kryetari i bashkisë. Në këtë rast teksa po bën një investim prej 600.000 euro në dobi të disa qytetarëve përsë kryebashkiaku Llatja nuk bën transparencë po mundohet ta mbylli me nje sms në WHATS UP?
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)