Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Durrësit.
Pas më shumë se gjashtë orësh seancë maratonë, dhe 2 orësh dhomë këshillimi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë mbrëmë masat e sigurimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të akuzuarit përfshirë bashkëshorten dhe gjashtë biznesmenë.
Ndaj kryebashkiakut Veliaj, GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg. Ndërkohë, e vetmja masë sigurie që është ndryshuar nga GJKKO është ajo ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ndaj të cilës Gjykata ka caktuar “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, duke I hequr “arrestin në shtëpi”.
Lehtësimi i masës së sigurisë ndaj Xoxës ka ardhur për shkak të fëmijës së vogël. Ndërkohë, edhe biznesmeni Elman Abule është lënë prapa hekurave. Masa e sigurisë detyrim paraqitje është lënë në fuqi edhe ndaj 5 biznesmenëve të tjerë, përkatësisht Shkëlqim Fusha, Gentian Sulën, Sokol Kryeziun, Meriman Palushi dhe Fatmir Bektashi.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)