Në mediat e huaja kanë dalë pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Mësohet se të plagosurit janë familjarë të pandehurit për vrasjen e boksierit. Sipas mediave të huaja, vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.
Foto nga vendi i ngjarjes
Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Videoja e mëposhtme tregon qytetarët që kanë vrapuar për t’u larguar nga zona teksa kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa mund të dallohet edhe një tjetër, i cili thuhet se është plagosur dhe ka tentuar të vrapojë me një këmbë.Autoritet gjermane kanë blinduar qytetin Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babai dhe vëllait të autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani. Mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit.
Sipas mediave të huaja, një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Paraprakisht dyshohet se i kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën. Mbi qytet thuhet se po monitoron zonën edhe një helikopter, përveç afektivëve që ndodhen në terren.
Seanca e së mërkurës filloi në orën 09:00. Hyseyin Akkurt akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Ai u arrestua në qershor 2024 në Bruksel dhe dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit, i cili ndodhet në arrati, kanë vrarë Niman në Bielefeld. Ata dyshohet se kanë qëlluar 16 plumba në drejtim të boksierit i cili vdiq në vendngjarje.
