Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 22 vjeç, pasi iu gjet një sasi Cannabisi, si dhe u konstatua se kishte aktive në celular, faqe online për vënie bastesh sportive;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Z., 33 vjeç, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. G., 60 vjeç, dhe Sh. K., 54 vjeçe, pasi nga kontrollet në subjektet e tyre, përkatësisht lokal dhe market, u konstatua se shiteshin paketa me cigare, pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka postuar në TikTok, materiale fyese për bashkëshortin e saj, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 34 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 33-vjeçar.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 18-vjeçar;
-një 14-vjeçar, pasi nga pakujdesia gjatë lojës, ka goditur me top, një 7-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë.
•Dje, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi K. H., 24 vjeç, se më datë 25.02.2025, është larguar nga banesa, gjyshi i tij, shtetasi I. H., 82 vjeç. Po punohet për gjetjen e 82-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
