Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë njerëzish gjatë një festivali kinez.
Një video e bërë virale tregon robotin duke u afruar te një grup njerëzish pas një barriere në Festën e Pranverës në Tianjin, në veriperëndim të Kinës.Lëvizjet e papritura të robotit detyruan sigurimin e festivalit ta tërheqë nga turma për të parandaluar ndonjë rrezik.Organizatorët e ngjarjes e quajtën këtë incident një “dështim të thjeshtë të robotit”, duke shtuar se ky robot kishte kaluar testet e sigurisë dhe do të merren masa shtesë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
