Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryqëzimit të rrugës së burgut në Tiranë, në afërsi të ish-stacionit të trenit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se kamioni ka përplasur një burrë që ishte duke udhëtuar me biçikletë, i cili ka humbur ndjenjat.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që Policia vijon hetimet për aksidentin, i cili ka ndodhur në afërsi të një semafori.
Nuk dihet ende identiteti i personi të plagosur.