Papa Françesku ka përjetuar dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes, për shkak të akumulimit mukozal.
Sipas mjekëve, kjo është pasojë e pneumonisë dypalëshe dhe një reaksion i trupit ndaj infeksionit, ku bronket dhe mushkëritë grumbullojnë mukozë për të eliminuar bakteret. Kjo ka çuar në një shtrëngim që ka shkaktuar vështirësi serioze në frymëmarrje.
Ky informacion u bë i njohur për publikun nga buletini mjekësor i mbrëmjes, i cili ofron një pasqyrë të gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë, i shtruar në Poliklinikën “Gemelli” në Romë që prej 14 shkurtit.
Sipas buletinit mjekësor, për t’u përballur me këto episode, Papa ka kaluar nëpër dy bronkoskopi. Media italiane raporton se ky episod nuk është i lidhur me një infeksion të ri. Përkundrazi, ai është pasojë e sëmundjes së mëparshme që po trajtohet, pa pasur ndonjë rritje të infeksionit të mëparshëm.
Mjekët megjithatë theksojnë se “prognoza mbetet e rezervuar”, duke sugjeruar se, përkundër sfidave të fundit shëndetësore, Papa Françesku mbetet në një gjendje të paqëndrueshme.
