Sot është puntata e fundit e emisionit “Ftesë në Pesë” në Top Channel, të moderuar nga Bieta Sulo. Duke marrë parasysh se sezoni i ri televiziv do të sjellë në shtator ndryshime në ekran, si në programe ashtu edhe imazhe, është vendosur në pikëpyetje edhe e ardhmja e Bietës.

Megjithatë, kjo e fundit ka bërë me dije se do ta shohim në ekran me të njëjtin emision, që sipas saj u prit mjaft mirë nga publiku. Ndërkohë, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese moderatores.