Rreth 47.000 qytetarë të qarkut të Elbasanit kanë marrë një dozë të vaksinës. Kategoritë e përfshira në programin e Ministrisë së Shëndetësisë si dhe qyetatarët grupet e rriskut janë vaksinuar dhe nisur nga kjo Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan ka vendosur që të heqë tendat e ngritura në qëndër të qytetit për të kryer vaksinimin por kjo ka irrituar qytetarët të cilët janë përballur me refuzimin e punonjësve të shëndetësisë për ti bërë vaksinën dhe kjo ka çuar edhe në debate mes tyre .
Qytetarët thonë se minimalisht ata të ishin njoftuar më parë që nuk do të vaksinohen dhe të mos kishin paraqitur pasi një pjesë e tyre jetojnë larg.
“Sot unë kisha datën për ta bërë ,po ata ikën fare. Ku të ikim ne? As na kanë lajmëruar, as datë asgjë.Nuk na japin përgjigje, asgjë.”
Ka nga ata që mendojne se vaksinimi u përdor për zgjedhje.
“Ndoshta e kishin për zgjedhje se tani të vish të rrish këtu dhe ne vijm nga larg rrezikojmë edhe në urban. Pse nuk vënë një njoftim ata, që kanë mbaruar vaksinat që ta dijm edhe ne. Po ato të tjerat pse nuk janë mbaruar apo vetëm për ne? -shprehet një tjetër qytetare.
Nga sot sipas Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor proçesi I vaksinimit do të vijojë në qëndrat shëndetësore.
Egnatia news