Home AKTUALITET Pasi kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, Bujar Nishani nis takimet në terren,...

Pasi kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, Bujar Nishani nis takimet në terren, ja ku u ndal sot

17

Ish-presidenti Bujar Nishani pas kërkesës për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, ka qenë në Korçë këtë të shtunë ku ka artikuluar se Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një reformimi.

Ai u shpreh se Basha duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje. Kjo sipas tij është tregues simbolik i civilizimit, i përgjegjshmërisë dhe mbi të gjitha se interesi i partisë është mbi interesin persona.

“Kur kemi artikuluar marrjen e përgjegjësive që fillojnë në radhë të parë nga kryetari i partisë, zoti Basha, e kemi artikuluar në radhë të parë si përgjegjësi politike dhe përgjegjësia politike e dorëheqjes në radhë të parë është tregues simbolik i civilizimit.

Është tregues edhe i përgjegjshmërisë. Mbi të gjitha dorëheqja e përgjegjësit kryesor është tregues që ti merr përsipër shërbimin e fundit publik ndaj interesit më madhor që është interesi partisë. Është treguesi i asaj që ti e konsideron interesin e partisë mbi interesin personal. Ky është një proces që nuk fillon dhe mbyllet me dorëheqjen e kryetarit të partisë.

Është një proces dhe ajo që është më e rëndësishme për ne është reformimi i kësaj partie. Që themeluesit kësaj partie të jenë ashtu siç e meritojnë të jenë, vlera reale. PD ka lindur si parti e rinisë, si parti e intelektualëve. Sot gjenerata më aktive mbahet larg PD-së”, tha Nishani.