Me kokën ulur, i penduar dhe përlotur Marjus Dema dhe 4 miqtë e tij kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë për vrasjen e Mehmet Qemës, në fillimin e kësaj jave në lagjen 5 Maji në Tiranë.

Demën prokuroria e akuzon për 2 vepra penale vrasje me dashje dhe fshehje e provave të ngjarjes ndërsa 4 të tjerët për moskallëzim krimi.

Pritet që Dema të lihet në burg, ndërsa miqtë e tij mund të lihen të lirë, por vendimi zyrtar pritet të merret sot nga gjykata