Aksident me vdekje në rrugën Shkodër – Koplik.

Një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit.https://www.youtube.com/embed/Iz7JNRrDN-I?feature=oembed

Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.