Objekti i kultit ” Shën Theodhori ” në fshatin e Frashtanit është ndërtuar para shumë shekujsh dhe sipas banorëve është shkatërruar për herë të parë nga pushtuesit otoman. Më pas është rindërtuar nga banorët, por sistemi totalitar ateist e shkatërroi për së dyti.

Janë përsëri banorët e fshatit që e rindërtuan para 13 vitesh, për të ardhur sivjet në rikonstruksionin e ambienteve të jashtme të këtij objekti, falë kontributit financiar të zotit Stefan Fane. Po çfarë e shtyu zotin Fane për të investuar plot 4 mijë euro në këtë objekt kulti ?

E bëra me dëshirën dhe familjen time dhe jam i gëzuar që e bëra”, u shpreh Stefan Fane, banor i fshatit Frashtan.

Investimi i zotit Fane përshëndetet edhe nga Këshilli Kishtar i Frashtanit. Banorët e Frashtanit ,së shpejti do të investojnë edhe për rikonstruksionin e objekteve të tjera të kultit në fshatin e tyre.